UEFA ka bërë me dije se kryesori i takimit mes Bayern-it dhe Chelsea-t do të jetë arbitri nga Spanja, José María Sánchez Martínez. Për 41-vjeçarin kjo do të jetë hera e parë që arbitron në “Allianz Arena”, ai kurrë më parë nuk ka gjykuar një ndeshje të Bayern-it.
Ndeshja e të mërkurës nuk parashikohet që të jetë e lehtë për Chelsea-n pasi tekniku italian i ekipit londinez ka hedhur alarmin pas barazimit që mori skuadra e tij për Brentford-it. Sipas Maresca-s disa lojtarë nuk janë gati që të luajnë në maksimum në këtë fazë të kampionatit.
“Kam biseduar me disa lojtarë dhe më kanë thënë se ende nuk janë gati në aspektin fizik për të përballuar 90’ të plota”, tha Marseca, i cili ka lënë të kuptohet se për transfertën në Mynih, mund të mos grumbullojë Joao Pedro-n.