• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Intervista e numrit një të UEFA-s, Čeferin: Me Euro 2027 do të tregojmë që futbolli është mbi politikën e përditshme!

15/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria priti javën e kaluar një ngjarje historike për vendin dhe futbollin tonë, mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Nën drejtimin e Presidentit Aleksandër Čeferin, KE e UEFA-s mori vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbollit europian.

Në një intervistë ekskluzive të dhënë për FSHF TV, presidenti Čeferin shpjegoi arsyen se pse Tirana u zgjodh si mikpritëse e kësaj mbledhjeje të nivelit të lartë, ndërsa foli edhe për bashkë-organizimin e Europianit U-21 2027 mes FSHF-së dhe Federatës Serbe.

Kreu i qeverisë së futbollit europian vlerëson punën e FSHF-së ndër vite, ndërsa tregoi edhe mënyrën se si UEFA ndihmon federatat e vogla dhe nëse Shqipëria do të mirëpresë sërish në të ardhmen një tjetër kompeticion madhor europian.

President, kjo nuk është hera juaj e parë në Tiranë. Cili është impresioni i vizitës suaj këtu?

Kam qenë shumë herë në Tiranë, kam vizituar Federatën dhe mikun tim Armand. Është gjithmonë kënaqësi të vij këtu, i shoh ndryshimet në qytet, në infrastrukturë dhe çdo gjë tjetër, që nga vizita ime e parë në 2016 apo pak më herët. Që atëherë, shumë gjëra kanë ndryshuar.

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të Uefa-s është një ngjarje historike për futbollin shqiptar. Pse zgjodhët Tiranën për këtë event?

Prej 3-4 vitesh, në shtator ne shkojmë në një vend të ri dhe mendojmë se Tirana është një vend fantastik për të ardhur, e dinim që organizimi do të ishte i mirë. Ishte një zgjedhje e lehtë për t’u bërë.

Shqipëria do jetë bashkë-organizatore me Serbinë për Kampionatin Europian U21 në 2027-n. Është një event që është kontestuar shumë në rajon. Çfarë opinioni keni për këtë?

Në këtë rajon, pothuajse çdo gjë kontestohet. Mendimi im është që futbolli është përtej politikës. Futbolli duhet të sjellë miqësi, paqe dhe jo dhunë e përdorim politik. Çfarëdo që të bësh, sidomos në diçka si futbolli, kontestohet nga dikush. Më e rëndësishmja është që të shohësh veten në pasqyrë dhe të thuash që ishte gjëja e duhur. Po ndjekim çdo gjë bashkë, së bashku me Armandin dhe Federatën, gjithashtu dhe me Federatën serbe dhe jam i sigurt që gjithçka do të shkojë shkëlqyeshëm. Do të tregojmë që futbolli është mbi politikën e përditshme.

Gjatë drejtimit tuaj kanë qenë shumë projekte në mbështetje të federatave anëtare, po a është ky suport i balancuar mes vendeve të vogla dhe të mëdha?

Ka qenë mëse i balancuar do thoja. Nëse bën një krahasim se sa sjellin vendet e mëdha, ata nuk përfitojnë aq sa sjellin, ndërkohë vendet e vogla marrin pak më shumë sesa sjellin. Por kjo është e drejtë, sepse ky është futbolli dhe ne jemi trupi drejtues dhe duhet të zhvillojmë futbollin. Nuk duhet të harrojmë se vendet e mëdha, pa lojtarët nga Shqipëria, Sllovenia apo Kroacia, nuk do të ishin aq të forta sa janë. Ndaj, duhet të zhvillosh futbollin kudo që të kesh futboll të fortë edhe në vendet e mëdha.

Sa efiçente ka qenë FSHF në Uefa?

Super efiçente. Ju siguroj që nuk do të kisha Armand Dukën si zv.president i Uefa-s, nëse FSHF nuk do të bënte një punë të përkryer.

Si mund ta ndihmojë Uefa në të ardhmen kampionatin shqiptar?

Të ndihmosh konkretisht kampionatin është e pamundur, pasi nuk mund të ndërhyjmë te kampionatet. Por besoj që kemi ndihmuar me Conference League, kompeticionin e ri, ku fituesi i një kampionati të vogël, jo vetëm që mund të marrë pjesë, por edhe të ketë rezultate të mira, siç shumë kampionate të vegjël e kanë treguar.

Kanë qenë shumë evente në Shqipëri në vitet e shkuara, si finalja e Conference League në vitin 2022, Kampionati Europian U-17 sezonin e kaluar, edhe Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv. A presim më shumë në të ardhmen? Si për shembull një Kampionat Europian në 2036-n me vende të tjera në rajon? Po ecën shpejt! Secili shtet nga 55 vendet anëtare më pyet “A do të mirëpresim më shumë kompeticione?”. Le të shohim, për momentin nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Por stadiumi kombëtar është i mirë, për pjesën tjetër duhet të punoni edhe pak.

Next Post

Zbulohet pesëshja më e mirë e Eurobasket 2025

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.