Friday, 1. May 2026
Sport

Liverpool bleu Kerkez për 45 mln €, Slot e zëvendësoi pas 38’: S’kisha besim, do të kishte marrë karton të kuq!

GS 15/09/2025 1 Min. Lesezeit

Për Milos Kerkez ndeshja në “Truf Moor” të Burnley-t zjgati vetëm 38’. Trajneri i Liverpool vendosi ta zëvendësonte mbrojtësin e majtë hungarez pasi ishte ndëshkuar me karton të verdhë.

Pas ndeshjes së fituar vetëm falë një penalltie të akorduar në minutat shtesë. Arnse Slot doli përpara gazetarëve dhe u shpjegoi për vendimin që mori gjatë ndeshjes.

“E zëvendësova sepse u ndëshkua me karton të verdhë dhe siç e patë edhe vetë kjo ndeshje mund të kishte përfunduar ndryshe nëse ne do të kishim mbetur në inferioritet numerik. Me Milos-in nuk jam kurrë i sigurt nëse nuk do të shkaktojë një tjetër faull prandaj mendova që ta zëvendësoja për të mos rrezikuar e të shkonim në inferioritet numerik”, argumentoi trajneri holandez i Liverpool, i cili e ka disi të vështirë që të integrojë siç duhet blerjet e reja.

Teilen: