Friday, 1. May 2026
Sport

Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 3-të të Superiores

GS 15/09/2025 1 Min. Lesezeit

Pas përfundimit të javës së 3-të të “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen më të spikatur të javës, sipas skemës 4-2-3-1.

Portieri i javës është përzgjedhur Angelo Tafas i Tiranës. Në katërshen e mbrojtjes rreshtohen Lorenc Trashi i ekipit të Flamurtarit, Elmando Gjini i Vllaznisë, Eljon Sota i Egnatias dhe Albi Doka i skuadrës së Teutës.

Para vijës së mbrojtjes rreshtohen Sherif Kallaku i Vllaznisë dhe Xhuljo Tabaku i Vorës.

Sakaq, në mbështetje të vijës ofensive janë dy futbollistët e Elbasanit, Fatjon Bunjaku dhe Ibrahima Diallo si edhe mesfushori i Egnatias, Flamur Ruçi.

Në majën e sulmit spikati sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj.

Si trajner i javës është përzgjedhur tekniku shkodran, Edi Martini.

Vllaznia e drejtuar nga Martini fitoi 4-1 ndaj Partizanit në “Loro Boriçi”.

Image

 

Teilen: