• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Roma humb përkohësisht Dybala-n, konfirmohet dëmtimi në kofshë

15/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lajme të këqija për Romën dhe tifozët verdhekuq: Paulo Dybala do të mungojë të paktën dy javë pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e humbur 0-1 ndaj Torinos, në “Olimpico”. Sipas ekzaminimeve të para mjekësore, fantazisti argjentinas ka pësuar një dëmtim të shkallës së ulët në kofshën e majtë.

“La Joya” u detyrua të braktiste fushën në pushimin mes pjesëve, duke mos mundur të vazhdonte lojën për shkak të shqetësimeve muskulore. Sipas rindërtimit të episodit, dëmtimi erdhi pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga limiti i zonës, moment kur lojtari ndjeu dhimbjen dhe kërkoi menjëherë zëvendësim.

Trajneri Gian Piero Gasperini, i pyetur pas ndeshjes, u përpoq të qetësonte ambientin: “Nuk mund të jap afate të sakta, por nuk duket një problem serioz apo i rëndë. Megjithatë, do të duhet kohë për rikuperim”.

Edhe pse dëmtimi nuk konsiderohet i rëndë, mungesa e Dybalas është një goditje për Romën, e cila po përpiqet të rikthehet në garë pas një fillimi jo të lehtë sezoni. Argjentinasi është një nga lojtarët kyç në sulmin verdhekuq, dhe mungesa e tij do të kërkojë zgjidhje alternative në javët e ardhshme.

Next Post

FSHF publikon pamjet, Sylvinho me mesazh të fortë pas ndeshjes me Letoninë: Bravo çuna, këtë dua të shoh!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.