• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev ndalet vetëm në finale

15/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria feston një tjetër sukses të madh sportiv. Çermen Valiev ka arritur të ngjitet në podiumin e Botërorit të Mundjes, që po zhvillohet në Kroaci, duke fituar medaljen e argjendtë në peshën deri 74 kg.

Mundësi kuqezi u ndal vetëm në finale nga japonezi Takashai, i cili triumfoi me rezultatin 8-2. Pavarësisht humbjes, arritja e Valiev është mjaft e rëndësishme, duke konfirmuar nivelin e lartë dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Valiev e nisi garën një ditë më parë me një fitore të thellë 12-2 ndaj mongolit Erdenabat. Në raundin pasues, ai eliminoi belgun Ibragim Veliev, për të siguruar më pas një çerekfinale dramatike ndaj amerikanit David Aron, të cilin e mundi 7-5.

Në gjysmëfinale, shqiptari arriti të triumfonte 6-4 ndaj rusit Sidakov, duke siguruar kështu një vend në finalen e madhe.

27-vjeçari Valiev nuk është emër i panjohur për sportdashësit shqiptarë, pasi mbahet mend si sportisti që i solli vendit tonë medaljen e parë olimpike në histori. Tashmë, ai shton edhe një tjetër sukses madhor, duke i dhuruar Shqipërisë një medalje të çmuar në Botërorin e Kroacisë.

 

Next Post

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Slloveni

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.