• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Samuel Umtiti i jep fund karrierës

15/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, është pensionuar nga futbolli në moshën 31-vjeçare.

Umtiti së fundi luajti për klubin francez, Lille. Ai ishte pjesë e Lillet nga viti 2023 deri në qershor të këtij viti. Kohët e fundit ka pasur shumë probleme me lëndime.

Umtiti karrierën e nisi te Lyoni e më pas vazhdoi te Barcelona e Lecce.

Te Barça qëndroi nga viti 2016 deri në vitin 2022. Te Lecce qëndroi vetëm një vit.

Me gjigantin katalunas zhvilloi 133 ndeshje.

Gjatë periudhës gjashtëvjeçare te Barça i fitoi shtatë trofe.

Umtiti, që ka prejardhje nga Kameruni, me Përfaqësuesen e Francës e fitoi Kupën e Botës në vitin 2018. Për Francën i luajti 31 ndeshje.

“Pas një karriere intensive me ulje e ngritje, ka ardhur koha të them lamtumirë. Dhashë gjithçka me pasion dhe nuk pendohem për asgjë. Do të doja të falënderoja të gjitha klubet, presidentët, trajnerët dhe lojtarët me të cilët kam punuar”, ka shkruar Umtiti të hënën.

Next Post

Skiatori italian nuk ia del pas aksidentin, ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.