Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Mallorca-s në La Liga, duke u kthyer në shpëtimtarin e skuadrës së tij. Sulmuesi kosovar shënoi dy herë në ndeshjen ndaj Espanyolit, duke e mbajtur gjallë ekipin në një duel tepër të vështirë.
Goli i parë erdhi në minutën e 46-të, kur Muriqi ekzekutoi me saktësi një penallti dhe mposhti portierin serb Marko Dmitrović, duke ngushtuar rezultatin në 2-1.
🚨 GOAL | Vedat Muriqi has scored from the spot.
🇪🇸 Espanyol 2-1 Mallorca pic.twitter.com/Q6lUvTTL2U
— Goals ⚽ (@Goals360hub) September 15, 2025
Në minutën e 65-të, “Pirati” u tregua vendimtar sërish: ai u ngrit mbi mbrojtësit e Espanyolit dhe goditi fuqishëm me kokë një harkim perfekt, duke e dërguar topin fillimisht në shtyllë e më pas në rrjetë, për barazimin 2-2.
Ky ishte dygolëshi i parë i sezonit për Muriqin, i cili tashmë ka arritur kuotën e katër golave në kampionat, duke konfirmuar rolin e tij kyç si lider dhe golashënuesi më i rrezikshëm i Mallorca-s.
Duke parë formën e tij, është e qartë se sulmuesi i Kombëtares së Kosovës mbetet një nga emrat më të rëndësishëm të La Ligës për momentin.
🚨 GOAL | Vedat Muriqi 65′
Muriqi is on stage again!🇪🇸 Espanyol 2-2 Mallorca pic.twitter.com/nSP3JgoFfM
— Goals ⚽ (@Goals360hub) September 15, 2025