Në “Old Trafford” të gjithë kanë humbur kontrollin dhe situata tashmë është bërë kaotike. Mungesa e fitoreve në fushë është reflektuar edhe në raportin mes trajnerit dhe lojtarëve, të cilët janë gjithmonë e më të zhgënjyer dhe konfuz.
Sipas medieve britanike në Mançester thuhet se Ruben Amorim është në ditët e tij të fundit si trajner i United pasi përveç mungesës së rezultateve nuk ka më as bashkëpunim mes palëve. Lojtarët kanë treguar se nuk po kuptojnë më skemat e trajnerit ndërsa ky i fundit thuhet se nuk është dorëzuar dhe se po bën gjithçka për të rifituar besimin e grupit.