Friday, 1. May 2026
Sport

Miqësorja Shqipëri–Jordani/ FSHF bën prapakthehu, biletat do të shiten vetëm on-line

GS 16/09/2025 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se duke nisur nga sot kanë mundësinë që të blejnë biletat e tyre për këtë miqësore.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije paraditen e sotme se të gjithë të interesuarit, të cilët do të ndjekin nga afër Kombëtaren kuqezi duhet që të aplikojnë për bileta on-line.

Edhe pse për ndeshjen me Letoninë, FSHF vendosi që të shiste biletat si on-line dhe fizikisht, për takimin e datës 14 tetor mësohet se të interesuarit do të kenë mundësi që të pajisen me bileta vetëm nëpërmjet versionit on-line.

Sa i përket çmimeve mësohet se bileta më e shtrenjtë në “Air Alabania” për ndeshjen Shqipëri-Jordani, do të kushtojë 20.000.00 mijë lekë ndërsa më e lira 1.000.00 mijë lekë.

Teilen: