Vllaznia dhe Partizani i vajzave do të luajnë të mërkurën ndeshjet e dyta të raundit të parë kualifikues, ku do të vendoset gjithçka për kualifikimin në raundin tjetër.
Vllaznia është vetëm një hap larg kalimit në raundin e dytë, pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Kolos Kovalivka. Edhe takimi i kthimit do të luhet në “Loro Boriçi” në orën 18:00, ku vajzat shkodrane janë shumë pranë suksesit.
Për Partizanin sfida është shumë më e vështirë pas humbjes 5-0 në ndeshjen e parë në “Niko Dovana”. Ndeshja e dytë Spartak Subotica – Partizani do të zhvillohet në “Gradski Subotica”, në orën 18:00.
FSHF u uron shumë suksese të dyja skuadrave shqiptare në këto ndeshje vendimtare për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Women’s Europa Cup.