Friday, 1. May 2026
Sport

Falcao kujton Mbappé-në e Monaco-s: Ishte shumë i fortë, por nuk ia pasonte topin askujt

GS 16/09/2025 2 Min. Lesezeit

Radamel Falcao ka ndarë disa kujtime të veçanta nga periudha e tij te Monaco, kur ndau dhomën e zhveshjes me një Kylian Mbappé shumë të ri, i cili sot është ‘yll’ i Real Madridit.

Në një intervistë së bashku me ish-futbollistin spanjoll Mario Suarez, me të cilin kishte qenë bashkëlojtar tek Atlético Madrid, sulmuesi kolumbian 39-vjeçar e përshkroi me humor përshtypjen e parë që kishte për Mbappé-në.

“Ky djalë ishte shumë i fortë, problemi ishte që nuk ia pasonte topin askujt”, – kujtoi Falcao, duke shkaktuar të qeshura në studio. Megjithatë, kjo frazë përshkruan edhe besimin e madh që sulmuesi francez ka pasur gjithmonë në aftësitë e tij.

Përveç anekdotës me Mbappé-në, Falcao foli edhe për një periudhë shumë të vështirë personale: humbja e babait të tij, Radamel García King, i cili ndërroi jetë pas një arresti kardiak. “Kur babai im vdiq, brenda isha i shkatërruar… Pata episode ankthi, nuk merrja dot frymë, ndihesha sikur po mbytesha. Ka gjëra në jetë për të cilat duhet kërkuar ndihmë”, – rrëfeu ai me emocion.

Fjalët e Falcao-s sjellin një kombinim mes kujtimeve gazmore nga futbolli dhe momenteve të dhimbshme personale që kanë lënë gjurmë në jetën e tij.

Teilen: