Friday, 1. May 2026
Sport

Baraz në dy duelet kryesore të Champions, Reali 1:1 me Marseille, pa gola në duelin Juve – Dortmund

GS 16/09/2025 1 Min. Lesezeit

Real Madridi reagoi shpejt për ta mbyllur baras pjesën e parë të ndeshjes që po luhet në “Bernabeu” me rezultat 1:1.

Marseille shënoi golin e epërsisë në minutën e 22-të. Për 1:0 shënoi Timothy Weah. Por festa e francezëve zgjati shkurt.

Gjashtë minuta më vonë, Kylian Mbappe barazoi rezultatin në 1:1. Francezi shënoi golin e barazimit nga penalltia.

Në Torino, Juventusi pati më shumë nga loja ndaj Borussia Dortmundit, por 45 minutat e para u mbyllën pa gola.

Në dy ndeshjet e tjera Benfica po e mposht Qarabag 2:1 dhe Tottenham po udhëheq 1:0 ndaj Villarrealit në pjesën e parë.

Teilen: