Jose Mourinho do të jetë trajneri i ri i Benfikës. Bruno Lage është shkarkuar pas humbjes së papritur me Karabag në raundin e parë të Ligës së Kampioneve.
Mourinho ishte përfolur edhe më parë gjatë këtij viti, për kalimin te Benfika. Megjithatë, asgjë nuk ishte konkrete si këtë herë.
Tashmë që Mourinho është pa ekip dhe Benfika ka larguar timonierin e saj, asgjë nuk i pengon palët të shtrëngojnë duart. Tekniku 62-vjeçar e provoi eksperiencën e parë si trajner pikërisht te Benfika.
Dhe ky rikthim pas 25 vitesh jep nostalgji të madhe për portugezët.
Duhet thënë po ashtu se periudha e tij e artë filloi pikërisht te rivalët e Portos.