Friday, 1. May 2026
Sport

Gol e asist nga Messi, Miami rikthehet te fitoret

GS 17/09/2025 1 Min. Lesezeit

Lionel Messi ka kontribuuar me gol e asisitim në fitoren 3:1 të Inter Miamit ndaj Seattle Sounders.

Miami është kthyer te fitorja në ligën MLS, pas humbjes 3:0 nga Charlotte, në të cilën ndeshje argjentinasi humbi penallti.

Dy javë më herët, Inter Miami humbi nga Sounders në finale të kupës së ligës.

Ylli argjentinas ka arritur në shifrën e 20 golave e 12 asistimeve në 21 paraqitje kampionale në MLS.

Teilen: