Shkarkimi i Mourinho-s nga Fenerbahçe dhe starti i dobët i sezonit i Benfica-s kanë krijuar kushtet që trajneri i njohur portugez të rikthehet aty ku nisi gjithçka vite më dekada më parë.
Sipas “A Bola” ekipi i Benfica-s ka gjetur gjuhën e përbashkët me Bruno Lage për të ndërprerë bashkëpunimin. Një lajm të tillë e dha vetë presidenti i Benfica-s, Rui Costa, i cili nuk dha asnjë detaj më shumë rreth pasardhësit.
Nëse Benfica do të afronte Mourinho-n atëherë ndeshja e tij e parë në Champions League do të ishte kundër Chelsea-t, një tjetër ekip ku tekniku portugez ka bërë epokë.