Zvonimir Boban është emëruar presidenti i ri i Dinamos së Zagrebit. Klubi kroat e ka zyrtarizuar dje legjendën kroate të Milanit, që merr përgjegjësinë e madhe.
Presidenti i mëparshëm, Velimir Zajec, ka fituar titullin “President Nderi” për shkak të kontributit ndër vite. Boban e niste gjithçka te Dinamo Zagreb dhe kështu rikthehet sërish, këtë herë për të drejtuar gjigantët e Kroacisë.
Pjesë e tyre është edhe Arbër Hoxha. Ky i fundit u përfol për një largim të mundshëm gjatë verës ku ndër të tjera interesi nga Turqia ishte më i madhi.