Friday, 1. May 2026
Sport

Tentoi të arratisej nga Ukraina, arrestohet ish-portieri

GS 17/09/2025 1 Min. Lesezeit

Një ish-portier i Shakhtarit është arrestuar së fundi. Bëhet fjalë për Artur Rudko, i cili u arrestua së bashku me disa të tjerë ku tentoi të arratisej ilegalisht nga Ukraina.

Kjo pasi Ukraina po ushtron ligjin ushtarak, pasi që asnjë mashkull nga mosha 18-vjeçare nuk mund të largohet, me Rudkon që tashmë është mobilizuar në ushtrinë ukrainase.

Rudko, kishte qenë pjesë e skuadrave të mëdha ukrainase si Dynamo Kyiv dhe Shakhtar Donetsk.

Së fundi kishte qenë pjesë e Chornomorets Odessa, ku u largua në fund të sezonit të kaluar.

 

 

 

Teilen: