Friday, 1. May 2026
Sport

KHF Istogu përgatitet për garat evropiane

GS 17/09/2025 2 Min. Lesezeit

Kampionia, fituesja e Kupës dhe Superkupës së Kosovës, Istogu, përgatitet për garat e rrethit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll. Vashat e Istogut synojnë të arrijnë sa më lartë në garat evropiane.

Kryetrajneri Faruk Shala e ka më së të qartë se do të jetë një rrugë e vështirë në garat evropiane, ku do të përballen me ekipin Panorama nga Selaniku i Greqisë.

Të shtunën në Ferizaj, vajzat istogase fituan trofeun e tretë për vitin 2025, duke rrëmbyer Superkupën e Kosovës.

Më herët, ishin shpallur kampione të Kosovës dhe fituese të Kupës së Kosovës, duke kompletuar kështu tre  trofe për këtë vit.

Me objektivat tashmë të realizuara në arenën vendore, kampionja është tërësisht e përqendruar në sfidat e raundit të dytë të EHF Europa Cup, ku do të përballet me skuadrën Panorama nga Selaniku i Greqisë.
Ndeshja e parë zhvillohet më 4 tetor.

Ndërkohë, Istogu do të zhvillojë një ndeshje miqësore këtë të diel ndaj Samadrexhës, në Samadrexhë, ndërsa të enjten, katër ditë më vonë, do të përballet me Prishtinën, në xhiron e parë të Superligës së Kosovës:, njofton KHF Istogu.

Teilen: