Friday, 1. May 2026
Sport

Bayerni e mposhtë lehtësisht Chelsean në Champions

GS 17/09/2025 1 Min. Lesezeit

Kampioni i Botës për klube, Chelsea u tregua “kafshatë e lehtë” për Bayern Munich, në ndeshjen e parë të Champions League.

Skuadra bavareze shënoi fitore në ”Allianz Arena”, me rezultat 3-1.

Djelmoshat e Vincent Kompany u treguan superior ndaj atyre të Enzo Marescas që nga fillimi i ndeshjes.

Ishte minuta e 20-të, kur mbrojtësi i Chelseas, Trevoh Chalobah shënoi autogol.

Harry Kane dyfishoi rezultatin në minutën e 27-të, pasi u tregua i sakt nga pika e bardhë.

Dy minuta më pas, Cole Palmer ngushtoi rezultatin në 2-1.

Fitoren bayernit ia siguroi Harry Kane, i cili shënoi golin e dytë personal në minutën e 63-të.

Teilen: