Festival golash në mbrëmjen e dytë të raundit të parë të fazës së grupeve të Champions League. Emrat e mëdhenj si Bayern, PSG dhe Interi bënë detyrën, duke treguar ‘dhëmbët’ përballë kundërshtarëve të respektueshëm si Chelsea, Ajax dhe Atalanta, kurse Liverpooli fitoi në frymën e fundit 3-2 përballë Atleticos, që nga 2-0 që në minutën e 6-të barazoi 2-2 në Anfield, falë dy golave të Marcos Llorentes, por në fund mbeti pa pikë pasi në shtesë tundi rrjetë Van Dijk. Bavarezët iu imponuan 3-1 londinezëve në një ndeshje spektakolare në ‘Allianz Arena”, Interin e nderoi me dygolësh Thuram përballë Ajaxit, ndërsa kampionët në fuqi të Championsit e patën si shëtitje përballjen me Atalantën, të cilën e mposhtën 3-0.
Ndeshjet:
43′ Hakan Calhanoglu dërgon një krosim fantastik në zonë nga goditja e këndit. Marcus Thuram (Inter) ngrihet më lart se të gjithë dhe godet me kokë, duke dërguar topin pranë shtyllës së djathtë.
47′ – Gol! Hakan Calhanoglu dërgoi një krosim të shkëlqyer nga goditja e këndit. Pasimi perfekt gjeti Marcus Thuram (Inter), i cili me një goditje të saktë me kokë nga afër pikës së penalltisë e dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë, 0-2.
27′ – Tjetër gol për Bayernin, Harry Kane tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
29′ – Reagim i shpejtë i Chelsea-t, Palmer përmbyll me gol një aksion model.
63’ – Harry Kane fantastik! Sulmuesi anglez përfiton nga një gabim i mbrojtjes dhe me një goditje të zgjuar shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Bayernin.
Liverpool – Atlético Madrid 3-2
4’ – Zhbllokohet shpejt sfida në Anfield: Robertson kalon në epërsi Liverpoolin, 1-0.
6’ – Vjen shpejt goli i dytë, realizon Mohamed Salah.
45-3′ – Llorente ngushton diferencën në 2-1 pa u mbyllur pjesa e parë.
83′ – Marcos Llorente (Atl. Madrid) e merr topin në hapësirë dhe nga kufiri i zonës lëshon një goditje që devijohet, duke kaluar përtej Alisson-it të pafuqishëm, 2-2.
3’ – Më pak se tri minuta lojë i mjaftuan PSG-së për të zhbllokuar rezultatin ndaj Atalantës: shënon Marquinhos.
39′ – Gooool! Khvicha Kvaratskhelia (PSG) kalon mjeshtërisht mes kundërshtarëve dhe lëshon një goditje të shkëlqyer nga jashtë zonës, duke e dërguar topin pranë shtyllës së djathtë. Marco Carnesecchi nuk pati asnjë mundësi ta ndalte. Rezultati shkon 2-0.
51′ – Vijon dominimi i PSG-së, Mendes shënon të tretin.
90+1′ – Shënon edhe Ramos, duke volosur fitoren e PSG-së.