FIFA ka publikuar ranglistën më të fundit të kombëtareve dhe Kosova ka regjistruar një sukses të madh.
“Dardanët” janë ngritur për katër pozita, duke kaluar për herë të parë edhe kombëtaren e Kinës. Me këtë progres, Kosova tani renditet në vendin e 91-të në botë – pozita më e lartë në historinë e saj.
Ky përmirësim vjen pas ndeshjeve të shtatorit, ku Kosova humbi ndaj Zvicrës, por arriti një fitore të madhe kundër Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në tetor, Kosova do të përballet edhe me dy kundërshtarë të rëndësishëm në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 – Slloveninë dhe sërish Suedinë.
Ndërkohë, përparim në këtë renditje pati edhe Kombëtarja shqiptare, e cila u ngrit për dy pozita.
Trupa e trajnerit Sylvinho tash e sheh veten në vendin e 66-të në krahasim me atë të 68-të sa ishte në muajin e kaluar.
Shqipëria e mposhti Gjibraltarin në miqësore, me rezultat 1:0 dhe më pas edhe Letoninë me rezultat të njëjtë në ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026. /ATVLIVE.TV