Friday, 1. May 2026
Sport

Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova arrin pozicionin më të mirë të historisë

GS 18/09/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare bëri dy ndeshje të mira në shtator, miqësoren me Gjilbratarin dhe zyrtaren me Letoninë.

Kuqezinjtë i fituan të dyja sfidat dhe falë kësaj ata janë ngjitur në renditjen e FIFA-s.

Nga vendi i 68-të, Shqipëria renditet në vendin të 66-të.

Image

Nga ana tjetër Kosova ka arritur pozicionin më të lartë në historinë e “Dardanëve” që nga viti 2016-të.

Falë fitores kundër Suedisë, Kosova është ngjitur në vendin e 91-të ndërkohë që herën e kaluar ndodhej në të 95-ën.

Image

Ndërsa Spanja kryeson listën duke u renditur në vendin e parë.

 

Teilen: