• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Rashford, heroi i Barçës, City mposht Napolin, spektakël golash edhe në Frankfurt e Lisbonë

18/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në “Etihad”, ndeshja u bë shumë e vështirë për Napolin që në minutën e 21-të, kur kapiteni Giovanni Di Lorenzo u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli ndaj Haaland. Në pjesën e dytë, City përfitoi nga epërsia numerike: në minutën e 56-të, Haaland shënoi me kokë për 1-0, ndërsa vetëm pas 9 minutash, Doku e çoi rezultatin në 2-0, duke vulosur fitoren e kampionëve të Anglisë.

Barcelona arriti një fitore të madhe në transfertën e vështirë ndaj Newcastle. Marcus Rashford ishte protagonisti absolut, fillimisht në minutën e 58-të kur zhbllokoi takimin me një goditje me kokë për 0-1. Në minutën e 67-të, anglezi realizoi një tjetër gol spektakolar nga jashtë zonës, duke dërguar topin në këndin e sipërm të majtë. Vendasit ngushtuan diferencën në minutën e fundit me Anthony Gordon, që shënoi për 1-2, por nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Eintracht Frankfurt dominoi ndaj Galatasaray-t, duke fituar bindshëm 5-1 dhe duke marrë tri pikët e para me stil.

Fitore e thellë edhe për Sportingun në Lisbonë, që kaloi pa vështirësi kazakët e Kairat Almaty me rezultatin 4-1.

Ndeshjet:

Manchester City – Napoli 2-0

21’ – Bëhet gjithçka e vështirë për Napolin në ndeshjen me City-n në transfertë. Di Lorenzo. Në tetnativë për të ndalur Haaland-in, kryen ndërhyrje të gabuar, duke e detyruar kryesorin t’i nxirrte kartonin e kuq. Skuadra e Contes mbetet në inferioritet numerik. 

56’ – Nuk mund te rezistonte më gjatë Napoli: në minutën e 56-të, pas një aksioni model të City-t, Haaland e shtyn topip me kokë drejt rrjetës, 1-0.

65′ – Çlirohet City, gjen shpejt golin e dytë me Dokun.

Newcastle – Barcelona  1-2

58’ – Zhbllokohet më në fund takimi në ‘St. James’ Park’, Marcus Rashford realizon me kokë për Barcelonën, 0-1

67′ – Gol! Një përfundim fantastik nga Marcus Rashford (Barcelona) nga jashtë zonës. Ai nuk humbi kohë dhe lëshoi një goditje të fuqishme që kaloi pranë portierit dhe u ndal në këndin e sipërm të majtë të rrjetës.

90′ – Gol! Anthony Gordon (Newcastle Utd) përfitoi nga një top i lirë brenda zonës dhe mposhti portierin me një goditje në këndin e poshtëm të majtë. Ai ngushton shifrat në 1:2.

Eintracht Frankfurt – Galatasaray 5-1

Sporting CP – Kairat Almaty 4-1

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.