• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Haalandi arriti rekord në Champions, por mbetet shumë prapa Ronaldos

19/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Erling Haaland u bë futbollisti që më së shpejti arriti shifrën e 50 golave në Ligën e Kampionëve, pas shënimit ndaj Napolit të enjten mbrëma.
Norvegjezi e ka arritur këtë shifër në ndeshjen e 49-të në garën elitare për klube në Evropë.
Ai e ka kaluar ish-sulmuesin e Manchester Unitedit dhe Real Madridit, Ruud van Nistelrooy, i cili në 62 ndeshje e arriti shifrën jubilare.
Haalandi shënoi për 1:0 ndaj Napolit në fillim të pjesës së dytë në “Etihad Stadium”.
Ai në këtë sezon ka shënuar 12 gola në shtatë paraqitje për klubin dhe shtetin e tij.
Pesë i realizoi për Norvegjinë në fitoren 11:1 ndaj Moldavisë. Më pas shënoi dy herë në fitoren 3:0 ndaj Manchester Unitedit të dielën në Premier League.
25-vjeçarit tani i duhet ende shumë punë për t’i kaluar disa legjenda në Ligën e Kampionëve dhe Kupën Evropiane, sa u përket shënimit të golave.
Tashmë ka kaluar ikonën madrilene, Alfredo di Stefano, dhe Zlatan Ibrahimoviq.
Është baras me Filippo Inzaghin dhe një gol prapa Thierry Henrys, i cili është i dhjeti në ranglistën e UEFA-s.
Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve me 141 gola, ndërsa Lionel Messi është i dyti me 129 gola në total.

Next Post

Barcelona konfirmon stadiumin ku do të luajë ndaj PSG-së në Champions

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.