Legjenda e futbollit dhe ish-trajneri i famshëm i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka folur me sinqeritet për moshën, kujtesën dhe jetën pas pensionimit.
Në një prononcim të fundit për mediat britanike, Ferguson tha se do të mbushë 84 vjeç në dhjetor, dhe pranoi se herë pas here ka momente kur harron gjëra, transmeton lajmi.net.
“Ndoshta e bëra këtë 20 apo 30 vjet më parë gjithashtu… Askush nuk është i bekuar me një kujtesë 100% të përsosur. Por kur bëhet fjalë për futbollin, kujtesa ime ishte gjithmonë thelbësore kur isha trajner,” tha Ferguson.
Ish-trajneri i njohur, i cili drejtoi Manchester United për më shumë se dy dekada dhe fitoi gjithçka në futbollin anglez e evropian, tregoi se tani i kushton kohë aktiviteteve të tjera më të qeta.
“Tani, zgjidh shumë fjalëkryqe, këndoj shumë dhe lexoj,” shtoi ai me humor.
Sir Alex Ferguson mbetet një nga figurat më të respektuara në historinë e futbollit, i njohur jo vetëm për suksesin në fushë, por edhe për karakterin e tij të fortë dhe frymën e lidershipit./lajmi.net/