La Liga ka bërë publike sot shifrën limit të shpenzimeve për këtë sezon për secilin klub të kampionatit më të rëndësishëm spanjoll.
Ashtu siç pritej skuadra e Real-it është formacioni më i shëndetshëm nga ana financiare me një shifër tavan shpenzimi prej 761 milionë eurosh, e cila një vit më parë ishte 754 milionë euro. Krahasuar me ekipin e drejtuar nga Florentino Perez, Barcelona është ende larg edhe pse me ritëm të vogël po forcohet nga ana financiare.
Shifra tavan që i lejohet ekipit katalan të shpenzojë për këtë sezon është 351 milionë euro, ndërsa një vit më parë ishte 463 milionë euro. Sipas ekspertëve për klubin katalan do të thotë shumë në këtë drejtim rikthimi sa më parë në “Spotify Camp Nou”.