Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot ka vlerësuar punën e bërë nga Everton këtë sezon, duke theksuar se sulmuesi Jack Grealish është lojtari që duhet pasur më shumë kujdes.
Në prag të derbit të fundjavës, holandezi para mediave dha lëvdata për rivalin lokal.
“Kur u përballëm me ta sezonin e kaluar, ishin në një moment shumë të mirë. Por nuk ishte thjesht një periudhë e shkurtër, sepse ata e kanë vazhduar me të njëjtin ritëm edhe këtë sezon.
“Mendoj se kanë bërë disa afrime të mira dhe ndër ta është edhe një lojtar në huazim, për të cilin dikur është paguar 100 milionë euro. Ai po shkëlqen për ta – Jack Grealish. Pra, një skuadër shumë e fortë”, nënvizoi Slot.
Liverpool dhe Everton përballen këtë fundjavë në një derbi të zjarrtë të qytetit, me saktësisht të shtunën me fillim nga ora 13:30.
“Reds” në katër xhirot e para në Ligën Premier kanë qenë të pamposhtur, derisa Evertoni ka mbledhur shtatë pikë.