Në fundjavë është xhiroja e pestë e Premier Leagues, që ofron disa ndeshje interesante.
Xhiroja hapet me derbin “Merseyside” mes Liverpoolit dhe Evertonit. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 13:30.
Kampioni në fuqi, Liverpooli, ka nisur furishëm edicionin e ri. Është ekipi i vetëm që i ka fituar katër ndeshjet e para. Evertoni është i gjashti me shtatë pikë. Pavarësisht pozitës në tabelë, ky derbi lokal gjithnjë ofron dramë e futboll që e karakterizon Premier Leaguen.
Tri ndeshje të tjera të shtunën janë nga ora 16:00, ndërsa prej orës 18:30 është derbi tjetër mes Manchester Unitedit dhe Chelseat.
Unitedi assesi të dalë nga kriza, ndërsa Chelsea pasi fitoi Botërorin e klubeve ka synime të mëdha në Premier League. Chelsea është i pesti me tetë pikë, ndërsa Unitedi ka vetëm katër pikë, që i mjaftojnë për pozitën e 14-të.
Të dielën vëmendja do të jetë në stadiumin “Emirates”, ku takohen Arsenali e Manchester City, dy prej skuadrave më të mira të dekadës së fundit. Kjo ndeshje fillon në orën 17:30 dhe është e fundit e xhiros.
Si Arsenali ashtu edhe Manchester City kanë shënuar fitore në Champions dhe tani synojnë suksesin në derbin e madh anglez. Arsenali është i dyti në elitën angleze me nëntë pikë. City i Pep Guardiolas mblodhi gjashtë pikë në katër ndeshje dhe renditet në vendin e tetë.