Topi i Artë i vitit 2025 i shkon Ousmane Dembelé. Në Théâtre du Châtelet në Paris, sulmuesi i Paris Saint-Germain fiton çmimin individual më të lakmuar për një futbollist.
Nga skena e eventit, lojtari francez, pak i hutuar nga një arritje kaq unike, shprehu gëzimin e tij. “Është e pabesueshme ajo që më ndodhi, jam pa fjalë. Ka qenë një sezon i pabesueshëm me PSG-në. Jam pak nervoz, siç mund ta shihni, nuk është një detyrë e lehtë për mua të flas këtu. Dhe pastaj të fitoj këtë trofe dhe ta marr nga Ronaldinho është e jashtëzakonshme”.
“Jam krenar për gjithçka që kam arritur në karrierën time. Dua të falënderoj PSG-në, e cila erdhi të më merrte në vitin 2023, presidentin, ekipin, klubin, i cili është një familje e mrekullueshme. Dua të falënderoj të gjithë stafin e PSG-së, Luis Enrique-n, babanë tim dhe veçanërisht shokët e mi të ekipit. Ky ekip ka qenë i mrekullueshëm”.
“Ne kemi fituar praktikisht gjithçka, kemi arritur të përmirësojmë nivelin tonë për të fituar këto çmime kolektive dhe për këtë arsye ky çmim individual na shkon të gjithëve si ekip. Dua gjithashtu të falënderoj të gjitha ekipet e mia, përfshirë Barcelonën, ku realizova për herë të parë ëndrrat e mia. Edhe pse Topi i Artë nuk ishte një qëllim në karrierën time profesionale, fitimi i tij është i pabesueshëm”.