Thursday, 30. April 2026
Sport

Babai i Yamal ‘shpërthen’ pas ‘Topit të Artë’: Diçka shumë e çuditshme ka ndodhur…

GS 23/09/2025 1 Min. Lesezeit

Mounir Nasraoui, babai i talentit spanjoll Lamine Yamal, nuk e fshehu zemërimin pas humbjes së të birit në garën për “Topin e Artë” 2025, i cili u fitua nga Ousmane Dembélé.

Duke kaluar para gazetarëve spanjollë, Nasraoui u shpreh shkurt:

“Vitin tjetër ky trofe do të jetë i yni”.

Më pas, i ftuar në emisionin “El Chiringuito”, ai reagoi ashpër:

“Mendoj se ky është dëmi më i madh moral që i është bërë një lojtari. Nuk dua ta quaj vjedhje, por është një padrejtësi e madhe”.

Ai mbrojti me forcë Lamine Yamal, duke e cilësuar lojtarin më të mirë aktual në botë:

“Lamine është unik, nuk ka rivalë. Nuk e them sepse është djali im, por sepse e shoh se çfarë bën në fushë. Këtu ka ndodhur diçka shumë e çuditshme”.

Në fund, Nasraoui e përforcoi bindjen e tij me një tjetër premtim:

“Vitin e ardhshëm, ‘Topi i Artë’ do të shkojë në Spanjë”.

Teilen: