Thursday, 30. April 2026
Sport

Malisheva e Zeka në Disiplinor

GS 23/09/2025 1 Min. Lesezeit

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj klubit të futbollit Malisheva, lojtarit të saj Mevlan Zeka, zyrtarëve Pajtim Morina e Kastriot Kafexholli.

Ndaj klubit Malisheva është iniciuar procedurë disiplinorë për dështim të organizmit të ndeshjes ndaj Prishtinës në fundjavë.

KG për rastin e sulmuesit Zeka ka shkruar se në minutën e 62-të ka goditur me kokë lojtarin kundërshtar.

Për rastin e Kefexhollit ka shkruar se është dashur intervenimi i policisë për të ndalur kërcënimet dhe ofendimet ndaj gjyqtarëve të ndeshjes. Edhe Morina ka ofenduar gjyqtarët pas përfundimit të ndeshjes.

KG ka iniciuar edhe disa procedura disiplinore.

Teilen: