• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

10 fakte për Ousmane Dembele dhe triumfin e tij në ‘Topin e Artë’

23/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Triumfi i Ousmane Dembele për “Topin e Artë” ishte i pritshëm, por pas tij fshihen disa arritje historike dhe momente të pazakonta që e bëjnë këtë sukses edhe më të veçantë.

Vetëm një vit më parë, pak kush do ta kishte parashikuar këtë moment, ndërsa sot duket krejtësisht i natyrshëm.

10 faktet kryesore që e përcollën, dikur talentin e madh që sot ka kapur maksimumin e tij te PSG, duke fituar “Topin e Artë”.

1/ Franca vendi me më shumë fitues të “Topit të Artë”

Me triumfin e Dembele, Franca arrin në tetë fitore, duke lënë pas çdo vend tjetër. Legjenda si Michel Platini, Raymond Kopa, Zinedine Zidane, Jean-Pierre Papin dhe Karim Benzema e kanë ngritur më parë këtë trofe.

2/ Argjentina në nivel me Francën, por vetëm falë Messit Argjentina ka gjithashtu tetë “Topa të Artë”, të gjithë të fituar nga Lionel Messi. Ndërsa Franca i ka shpërndarë mes disa emrave të mëdhenj.

3/ Debutimi i parë, trofe i parë

Ky ishte nominimi i parë i Dembeles për “Topin e Artë”. Para tij, i fundit që kishte fituar në përpjekjen e parë ishte George Weah në vitin 1995, i cili gjithashtu luajti te PSG para se të kalonte te Milani.

4/ Parashikimi i vitit 2013

12 vite më parë, në Twitter, Dembele kishte shkruar: “Jo, unë mund ta fitoj ‘Topin e Artë’, kjo është e sigurt”.

Një parashikim që sot është bërë realitet.

5/ Vitet e vështira te Barcelona

Në “Camp Nou” ai humbi plot 799 ditë për shkak të lëndimeve. Pavarësisht kësaj, presidenti Joan Laporta në vitin 2022 deklaroi: “Dembele është lojtar më i mirë se Mbappe”.

6/ Armiku i madh: ushqimi i shpejtë dhe lojërat elektronike Barcelona i solli një dietolog, por ai nuk pranoi të punonte me të. Sipas specialistit: “Ousmane nuk e kontrollon jetën e tij. Nuk pushon siç duhet, nuk ka regjim profesional”.

7/ Kampion Bote i 2018-ës, por pa kontribut në gola

Dembele ishte pjesë e Francës kampione bote, por nuk kontribuoi direkt me gola apo asistime. Në atë kohë, shokët e skuadrës e njihnin më shumë për skuadrën e tij të “Football Manager”, Winchester, sesa për paraqitjet në fushë.

8/ Martesa që i ndryshoi jetën

Në vitin 2021 u martua me Rima Edbouche, një influencuese marokene dhe themeluese e markës së veshjeve “Razalae”. Martesa e tij solli stabilitet, gjë që ndikoi edhe në karrierë.

9/ Pezullimet te PSG

Më 30 shtator 2024, Luis Enrique e la jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Arsenalit. E njëjta gjë ndodhi edhe më 30 nëntor ndaj Nantes. Trajneri tha: “Nuk ka konflikt mes nesh, por ai nuk po përmbushte detyrimet e tij ndaj ekipit”.

10/ Lotët në ceremoninë e “Topit të Artë”

Momenti më emocionues ishte kur falënderoi familjen, agjentin, shokët dhe sidomos nënën e tij, e cila ka qenë gjithmonë vendimtare në karrierën e tij. Në atë çast, Dembélé shpërtheu në lot.

 

 

 

Next Post

FOTO/ Myrto Uzuni zgjidhet në ekipin e javës në MLS... si zëvendësues i Mesit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.