Myrto Uzuni u kthye në këtë fundjavë në heroin e skuadrës së Austin teksa në ndeshjen e javës së 35-të në MLS të ekipit të tij përballë Siatëllit, i dha fitoren 2-1 ekipit me një gol në minutën e 6 shtesë.
Paraqitja e tij ka bërë që sulmuesi të zgjidhet nga MLS në ekipin e javës.
Për Uzunin është hera e tretë që kur ka zbarkuar në SHBA që bëhet pjesë e ekipit të javës, edhe këtë radhë në stolin e zëvendësuesve të një skuadre që është e mbushur me yje.
Në 11-shen titullare për shembull në fazën e sulmit janë përzgjedhur Lionel Mesi dhe Heung-min Son, ndërsa Almiron e Benteke ishin mes zëvendësuesve në ekipin e javës përkrah sulmuesit shqiptar.
Ky ishte goli i 5-të në 7 ndeshjet e fundit si titullar për Uzunin, i cili po bëhet gjithnjë e më shumë protagonist me klubin i cili lufton për të qenë pjesë e play-off për titullin në MLS në Konferencën e Perëndimit.