Nëna e Ousmane Dembelesë, Fatimata, ka thënë se trofeu i “Topit të Artë” që e ka fituar Ousmane Dembele vlen për gjithë Afrikën nga e ka prejardhjen ylli francez.
28-vjeçari mbrëmë u kurorëzua si lojtari më i mirë në botë duke lënë pas adoleshentin e Barcelonës, Lamine Yamal.
“Do ta marrim kudo këtë ‘Top të Artë’, madje edhe në Senegal”, ka thënë Fatimata, nëna e Dembelesë.
“Ky ‘Top i Artë’ është për krejt Afrikën”, theksoi ajo.