Pas përfundimit të ndeshjeve të raundit të dytë të Kupës së Italisë, janë përcaktuar disa nga çiftet e 1/8-ve të finales, ku skuadrat e mëdha si Juventusi, Milani dhe Napoli tashmë e dinë kundërshtarin e tyre.
Milani u kualifikua pas një fitoreje të pastër 3-0 ndaj Lecces në “San Siro”. Falë këtij suksesi, kuqezinjtë do të përballen me Lazion në raundin e ardhshëm, me ndeshjen që do të zhvillohet në “Stadio Olimpico”, pasi bardhekaltrit e mbyllën sezonin e kaluar mbi Milanin në renditje.
Juventusi, nga ana tjetër, do të presë në “Allianz Stadium” skuadrën e Udineses, e cila eliminoi Palermon me shifrat 2-1.
Ndërkohë, kampionët në fuqi të Serie A, Napoli i Antonio Contes, do të ndeshen me Cagliarin, që triumfoi 4-1 ndaj Frosinones.
Ndeshjet e raundit të 1/8-ve të Kupës së Italisë do të zhvillohen në mesjavë, duke nisur nga 3 dhjetori.