Moderatorja e njohur televizive, Diletta Leotta, ka zbuluar ëndrrat e saj gjatë një interviste për ‘Gazzetta dello Sport’. Ajo ka treguar disa dëshira personale e profesionale që mban ende “në sirtar”.
“Do të më pëlqente të drejtoja një program jashtë Italisë, të rritem bashkë me familjen time, ta çoj vajzën time Aria në stadium dhe ta dëgjoj të më thotë: Mami, jam krenare për ty”, – tha Leotta.
Por dëshira më e veçantë e saj lidhet me futbollin: “Ëndërroj të bëhem presidente e një skuadre futbolli!”, – u shpreh moderatorja e Dazn, duke lënë të hapur mundësinë që një ditë të shohim një figurë të njohur të ekranit italian edhe në drejtimin e një klubi sportiv.
Deklarata e saj ka ngjallur kureshtje dhe komente, pasi Leotta është një nga figurat më të dashura të sportit dhe showbiz-it italian.