Edon Zhegrova nuk humb kohë dhe po bën gjithçka për të rikuperuar formën fizike. Dëmtimet e shumta dhe ndërhyrja kirurgjikale kanë detyryar sulmuesin e Juventus-it që të luajë vetëm disa minuta këtë sezon me ekipin e tij të ri.
Sipas medieve italiane Zhegrova është i vetëdijshëm se duhet që të jetë në 100% të formës fizike për qenë i aftë për të ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave dhe këtë javë mësohet të mos ketë marrë pushim ditët e lëna të lira nga Igor Tudor.
Sulmuesi i talentuar është prezantuar në qendrën stërvitore të Juventusit ku edhe është përgatitur nga dy përgatitës atletik personal. Personat në fjalë kanë marrë përsipër që të rikthejnë sa më shpejt të jetë e mundur në formë lojtarin, i cili shpreson shumë që të jetë në fushë që nga minuta e parë në duelin e radhës të Juves.