• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Botërori 2030 me 64 skuadra më shumë se një hipotezë, ata që janë pro dhe kundër

24/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një takim i nivelit të lartë u zhvillua në selinë amerikane të FIFA-s në New York për të shqyrtuar idenë e zgjerimit të Botërorit 2030 në 64 skuadra. Sipas ‘The Athletic’, shtytja kryesore për këtë ndryshim vjen nga federatat e Amerikës së Jugut, ndërsa UEFA dhe CONCACAF mbeten skeptikë.

Në mbledhje morën pjesë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, dhe sekretari i përgjithshëm, Mattias Grafstrom. Delegacioni i CONMEBOL-it u kryesua nga presidenti Alejandro Domínguez, i shoqëruar nga presidentët e Paraguait dhe Uruguait, si dhe drejtues të federatave të Argjentinës, Paraguait dhe Uruguait. Ndërkohë, presidenti argjentinas, Javier Milei, mungoi për shkak të një takimi me homologun amerikan, Donald Trump.

Propozimi, i hedhur fillimisht nga kreu i Federatës Uruguaiane në fillim të vitit, synon të bëhet si përjashtim vetëm për edicionin e 100-vjetorit të Botërorit, për të përfshirë më shumë Argjentinën, Paraguain dhe Uruguain, që aktualisht do të organizojnë vetëm nga një ndeshje hapëse, ndërsa turneu më pas zhvendoset në Spanjë, Portugali dhe Marok.

Megjithatë, kundërshtimet janë të forta. Aleksander Čeferin, president i UEFA-s, e ka quajtur këtë “një ide të keqe”, ndërsa kreu i CONCACAF-it, Victor Montagliani, ka shtuar: “Nuk është aspak ide e mirë. Ende nuk kemi parë se si do të funksionojë formati me 48 skuadra”.

Next Post

Bajrami largohet nga Benfica dhe bashkohet me Luzernin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.