Humbja e Serbinë me Anglinë me shifrat 5-0 nuk është larguar ende nga mendimet e lojtarëve dhe stafit teknik dhe duke nisur nga komisari teknik i kombëtares në fjalë duket se po përdoret si motivim për takimet e mbetura në Eliminatoret e Botërorit 2026.
Në një prononcim të shkurtër për gazetarët komisari teknik i Serbisë përfitoi nga rasti për të paralajmëruar kuqezinjtë. “Folëm për ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Andorrës, për ne ndeshjet e tetorit janë vendimtare për sa i përket kualifikimit për Kupën e Botës.
Duhet të jemi gati dhe të tregojmë fytyrën tonë të vërtetë. Duhet të jemi gati dhe të tregojmë ngjyrat tona të vërteta. Kohët janë ndryshe, futbolli ka ndryshuar shumë. Lojtarët sot kanë kushte shumë më të mira stërvitjeje, infrastrukturë më të mirë, luajnë në fusha më të mira”, u shpreh Dragan Stojkoviç.