Skuadra e Ligës së Parë, Liria e Prizrenit, ka larguar nga stoli trajnerin shqiptar, Klodian Duro.
Tekniku elbasanas u largua menjëherë pas humbjes turpëruese ndaj 2 Korrikut në Ligën e Parë.
Edhe pse klubi njofton se Duro është larguar për shkak të disa arsyeve personale, në fakt – largimi ka ndodhur pikërisht për shkak të rezultateve negative.
“Klubi i Futbollit FC Liria njofton se trajneri i ekipit të parë, Klodian Duro, është larguar nga drejtimi i skuadrës për arsye personale”, shkruhet në njoftimin e klubit
Skuadra e Lirisë së Prizrenit pritet që gjatë këtyre ditëve të bëjë publike trajnerin e ri.