Pasi e përfundoi karrierën e tij si futbollist te Schalke, Raul Gonzalez Blanco mund të kthehet në Gjermani, këtë herë si trajner.
Sipas Bild, ish-sulmuesi i Real Madridit dhe trajneri i ekipit të të rinjve është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Borussia Mönchengladbach.
Klubi gjerman po vuan pas një fillimi të dobët të sezonit: Eugen Polanski, ish-trajneri i skuadrës së të rinjve, është aktualisht në stol, por duket është se drejtuesit e Gladbach po kërkojnë një zgjidhje që mund të ofrojë siguri më të madhe.
Raul, aktualisht është i lirë, është një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e klubit gjerman.