• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

‘Karton i kuq për Izraelin’, tifozët e PAOK-ut kundërshtojnë klubin e tyre

25/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë ndeshjes së Europa League-s mes PAOK-ut të Selanikut dhe Maccabi Tel Aviv, tifozët grekë sfiduan thirrjet e klubit të tyre duke shpalosur dy parulla me përmbajtje politike. Në tribunat e stadiumit ‘Toumba’ u shfaqën mesazhet: “Ndalo gjenocidin” dhe “Kartonin e kuq për Izraelin”, duke kërkuar që skuadrat izraelite të përjashtohen nga kompeticionet, ashtu siç ndodhi me Rusinë pas agresionit ndaj Ukrainës.

Para ndeshjes, drejtuesit e PAOK-ut kishin paralajmëruar tifozët të shmangnin çdo mesazh politik, duke kujtuar se UEFA është shumë e ashpër në këtë drejtim dhe se shkelje të tilla mund të sjellin dënime të rënda për klubin, përfshirë mbylljen e stadiumit. Megjithatë, tifozët vendosën të vendosin përpara kauzën humanitare, duke shpërfillur udhëzimet e klubit.

Që gjatë pasdites në rrugët e Selanikut ishin shfaqur flamuj të Palestinës së bashku me simbolet e PAOK-ut, duke lënë të kuptohej se diçka e tillë do të ndodhte edhe në stadium. Pavarësisht kontrolleve të policisë, parullat hynë dhe u ekspozuan në mënyrë paqësore gjatë lojës.

Ndeshja përfundoi në barazim 0-0, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte mesazhi i qartë dhe i fortë i tifozëve të PAOK-ut, që tani rrezikojnë të sjellin ndëshkime disiplinore nga UEFA ndaj klubit grek.

🚨 PAOK fans boycotted Israel before the Maccabi Tel Aviv match, showing their support for Palestine. pic.twitter.com/MTVazK6vy2

— Catenaccio Sports (@CatenaccioSPRT) September 24, 2025

Next Post

Kampioni i botës: Nëse makina e vitit 2026 s’do të jetë kompetitive, largohem përgjithnjë nga F1

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.