Thursday, 30. April 2026
Sport

Serena Williams mahnit me linjën e re pas humbjes së peshës (fotot)

GS 25/09/2025 1 Min. Lesezeit

Ish-tenistja legjendare, Serena Williams, 43 vjeçe, ka treguar transformimin e saj fizik pas humbjes së 14 kilogramëve me ndihmën e ilaçit të diskutueshëm GLP-1. Ajo u shfaq në një fushatë të markës Skims të Kim Kardashian, duke pozuar edhe me veshje intime.

Në rrjetet sociale, ku numëron mbi 18,2 milionë ndjekës, Serena ndau entuziazmin e saj: “Ndihem e pandalshme kur stërvitem me Nike Skims”. Fotot kanë tërhequr vëmendje të madhe, duke ndezur debat për përdorimin e medikamenteve të këtij lloji, por edhe duke marrë komplimente për format e saj të reja dhe energjinë që përcjell.

Teilen: