• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Boris Becker: Fitorja në Wimbledon më shkatërroi jetën, isha ende fëmijë

25/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kampioni gjerman i tenisit, Boris Becker, ka bërë një rrëfim të sinqertë për BBC Sport lidhur me karrierën dhe jetën e tij personale. Fitues i 6 Grand Slam-eve (3 Wimbledon, 2 Australian Open dhe 1 US Open), Becker tha se fitorja e Wimbledonit në vitin 1985, në moshën 17-vjeçare, i solli më shumë telashe sesa gëzim.

Në atë kohë ai mposhti Kevin Curren në finale, duke hyrë në histori si lojtari më i ri që ka ngritur trofeun prestigjioz. Por Becker e përshkruan atë moment si fillimin e një spiraleje të vështirë: “Në moshën 17-vjeçare, isha ende fëmijë. Papritur u bëra i pasur dhe i famshëm. Askush nuk më thoshte jo, gjithçka dukej e mundur. Ishte një recetë për katastrofë”.

Jeta e tij sportive shpesh u la në hije nga problemet jashtë fushës: marrëdhënie personale të trazuara dhe kriza financiare të përsëritura. Në vitin 2023, Becker u lirua nga burgu në Londër pasi vuajti tetë muaj nga një dënim për evazion fiskal prej 2.5 milionë paundësh.

Në autobiografinë e tij të re, gjermani përshkruan presionin e jashtëzakonshëm të një suksesi kaq të hershëm: “Kur fiton Wimbledonin 17 vjeç, çdo gjë matet me atë standard. Çfarëdo që të bësh më pas, krahasohet me atë sukses. Ndoshta ishte shumë herët për mua”.

Becker e pranon se rruga e tij e vështirë nisi pikërisht me atë triumf: një famë e menjëhershme, pasuri e papritur dhe mungesë kontrolli, që e shtynë drejt një jete plot sfida dhe skandale.

Next Post

Bora konfirmon ekipin me katër amerikanë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.