Thursday, 30. April 2026
Sport

Ten Hag gati të rikthehet në detyrë

GS 25/09/2025 1 Min. Lesezeit

Duket se trajneri holandez Erik ten Hag, i shkarkuar disa javë më parë nga detyra nga skuadra e Bayer Leverkusen, nuk do të mbesë gjatë i papunë.

Madje ai mund të rikthehet shumë shpejt në Premier League. Mediat britanike sqarojnë se skuadra e West Ham është gati të nisë bashkëpunimin me Ten Hag.

Ai pritet të zërë vendin e Graham Potter, që qëndrimi i tij në detyrë te skuadra angleze është në rrezik.

Gjithsesi, skuadra e West Ham po shqyrton disa mundësi e mes tyre është edhe Nuno Espirito Santo.

Duket se San dhe Erik ten Hag janë në garë për pozicionin e “Hammers”.

Trajneri holandez u shkarkua nga Leverkusen pas vetëm dy javësh kampionat.

Teilen: