• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ballkani fiton derbin, Dukagjini lider i ligës, Drenica fiton në shtesë dhe Malisheva fundos Ferizajn

25/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ballkani e ka fituar kryendeshjen e javës së gjashtë të Superligës duke e mposhtur Dritën, kampionen aktuale, me rezultat 2;0.

Derbi në Suharekë i takoi vendësve, të cilët kaluan shënuan nga një gol për secilën pjesë për të ndalë tre pikët në shtëpi.

Ballkani kaloi në avantazh me golin e Walid Hamidit, në pjesën e parë, derisa Drita realizoi njëherë por goli i Arb Manajt u anulua pas rishikimit me VAR.

Në fund të pjesës së dytë, nga një gabim në mbrojtjes, Besnik Krasniqi shënoi në portën e vet për t’i mundësuar Ballkanit të shënoj golin e dytë dhe ta siguroj fitoren e tretë sezonale.

Dukagjini e mposht Llapin, ia e lë pa fitore edhe pas javës së gjashtë dhe fluturon në vend të parë, duke realizuar një strat të jashtëzakonshëm në ligën elite.

Në Klinë, në ndeshjen ndërmjet Dukagjinit e Llapit, skuadra e Ismet Munishit nga disavantazhi ia ka dalë të triumfoj 3:1.

Alex Gnappi shënoi për llapjanët, derisa rezultatin e barazoi Dienit Isufi për klinasit, në pjesën e parë.
Trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi u përjashtua me karton të kuq për shkak të protestave të tepruara ndaj gjyqtarëve.

Por në pjesën e dytë, ndryshoi tërësisht loja në favor të vendësve që shënuan dy herë, përmes Altin Merlakut dhe Iljasa Zylfiut.

Dukagjini tani ka 13 pikë, dhe udhëheq Superligën, derisa Llapi i Tahir Batatinës, mbetet i fundit në tabelës me vetëm tri pikë, e ende pa fitore.


Drenica fluturon në Superligë dhe i bashkohet ekipeve të kreut të tabelës, pas fitores sensacionale në udhëtim te Gjilani.

Derisa rezultati ishte 0:0 në kohën shtesë, një gabim i Krivanjevës së Gjilanit, e ka shfrytëzuar Genc Hamiti i cili ka shënuar gol të bukur dhe i ka mundësuar Drenicës të shënoj fitore të madhe në udhëtim.

Me tri fitore e 11 pikë, skuadra nga Skenderaj ngjitet në vendin e dytë në tabelë, derisa Gjilani, pëson kështu disfatën e tretë sezonale.

Malisheva e ka mposhtur Ferizajn 3;1, edhe pse Ujqit ishin të parët që realizuan.

Për Ferizajn shënoi Ardit Iljazi, ndërsa vendësit e barazuan rezultatin përmes Arlind Veliut në minutën e 36-të, vetëm pesë minuta pasi Ferizaj kishte kaluar në epërsi. Në pjesën e dytë, Assane Diatta dhe Altin Aliu, shënuan dy herë për fitoren e dytë të Malishevës që largohet nga fundi i tabelës tani me shtatë pikë.

Next Post

Flamurtari kërkon mbështetjen e tifozëve, hyrja falas për sfidën kundër Egnatias

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.