Thursday, 30. April 2026
Sport

Sterling refuzoi Bayernin gjatë verës, zgjodhi familjen dhe qëndrimin në Londër

GS 25/09/2025 1 Min. Lesezeit

Sipas “The Athletic”, Bayern Munich tentoi në minutat e fundit të merkatos verore të transferonte Raheem Sterling, por sulmuesi anglez vendosi të qëndrojë në Londër për arsye familjare.

Ideja për ta sjellë 33-vjeçarin në Bavari erdhi nga trajneri Vincent Kompany, i cili dëshironte të ribashkohej me ish-shokun e tij të skuadrës te Manchester City.


Banner

Megjithatë, Sterling refuzoi ofertën duke vënë përpara stabilitetin e partneres dhe fëmijëve të tij, tashmë të vendosur në Londër. Një aventurë e shkurtër në Gjermani, pa garanci për minuta të rregullta, nuk e bindi sulmuesin.

Si pasojë, ai ka mbetur jashtë planeve të trajnerit Enzo Maresca te Chelsea, ku është përfshirë në të ashtuquajturin “skuadra e bombës” – lista e lojtarëve të padëshiruar të klubit londinez.

Teilen: