Oferta faraonike ka arritur, Kenan Yildiz largohet nga Juve.
Sulmuesi turk, Kenan Yildiz është njëri nga lojtarët më të përfolur falë paraqitjeve mbreslënëse me Juventusin.
Yildiz ka realizuar 4 G/A në pesë ndeshje me Biankonerët këtë sezon, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Barcelona, Chelsea dhe Arsenal.
Sipas portalit të njohur spanjoll për transferime Fichajes.net, Arsenali thuhet se është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për kartonin e Yildiz verën e ardhshme.
Biankonerët janë të hapur ta lënë të lirë për një shifër të tillë dhe sipas të gjitha gjasave ky do të jetë sezoni i fundit i Yildiz në Serie A.