Thursday, 30. April 2026
Sport

Juventus prezanton fanellën kundër Atalantës përmes yllit kosovar

GS 26/09/2025 1 Min. Lesezeit

Për ndeshjen kundër Atalantës, në kuadër të javës së pestë në Serie A, Juventus ka zgjedhur Edon Zhegrovën të prezantoj fanellat e reja.

Dueli i së shtunës që luhet nga ora 18:00 për Juventusin është moment për të dalë me fanellat e reja ngjyrë bojëqielli, me imazhin e yllit dardan që po fiton simpatinë e klubit dhe tifozëve.

Zhegrova vlerësohet figurë kryesore e markës Juventus dhe njëri nga lojtarët më të talentuar të skuadrës, që erdhi në fund të afatit kalimtar te skuadra më e madhe italiane.

Teilen: